Situata e grupit të Shqipërisë, kuqezinjtë lider dhe drejt “Euro 2024”
Sport
September 10, 2023 - 23:18
Shqipëria ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, për ndeshjen e vlefshme në kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Air Albania” përfundoi me rezultat 2-0.
Dy golat u shënuan nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku.
Me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën lidere në grupin E me dhjetë pikë, kurse Polonia gjendet në pozitën e katër me gjashtë sosh.
Republika Çeke ka tetë pikë si e dyta në tabelë, gjersa ka një ndeshje më pak se sa Shqipëria. Moldavia është e treta me 8 pikë po ashtu. E fundit me një pikë janë Ishujt Faroe.
Shqipëria nga tri ndeshjet e mbetura, dy i luan në shtëpi, ndaj Çekisë dhe Ishujve, ndërsa ndaj Moldavisë luan si mysafire. /Zeri.info