Shqipëria fiton ndaj Polonisë në “Air Albania”, marshon drejt “Euro 2024”

Shqipëria fiton ndaj Polonisë në “Air Albania”, marshon drejt “Euro 2024”

Sport September 10, 2023 - 22:45

Shqipëria ka arritur të shënoi fitore të rëndësishme ndaj Polonisë, për ndeshjen e vlefshme në kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e stërmbushur “Air Albania” përfundoi me rezultat 2-0.

Fillimisht, në epërsi kaloi Polonia ku arriti të shënoi përmes Kiviorit në minutën e 21-të, mirëpo pas shikimit të VAR-it ai u anulua pasi ishte pozitë jashtëloje.

Golin e parë të “kuqezinjve” e realizoi Jasir Asani, që ishte një supergol nga distanca, kështu duke e dërguar ekipin kuq e zi në pushim me avantazh 1-0.

Goli i dytë për Shqipërinë erdhi në pjesën e dytë, ku e realizoi gjilanasi Mirlind Daku me të inkuadruar në lojë në minutën e 62-të, që është edhe goli i tij i parë me Kombëtaren.

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 2-0.

Kësisoj, me këtë fitore, Shqipëria e sheh vetën lidere në grupin E me dhjetë pikë, kurse Polonia gjendet në pozitën e katër me gjashtë sosh. /Zeri.info

Image