Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë
Sport
September 10, 2023 - 21:42
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri - Poloni, për ndeshjen e vlefshme në “Euro 2024”.
Shqipëria ka shkuar në pushim me epërsi 1-0 ndaj polakëve.
Në fakt, fillimisht Polonia arriti të shënoi përmes Kiviorit në minutën e 21-të, mirëpo pas shikimit të VAR-it ai u anulua pasi ishte pozitë jashtëloje.
Golin e kuqezinjve e realizoi Jasir Asani, që ishte një supergol nga distanca, kështu duke e dërguar ekipin kuq e zi në pushim me avantazh.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. /Zeri
Goal! | Jasir Asani | ë Albania 1-0 Poland ëpic.twitter.com/loCt9d5vBF
— FootColic ë (@FootColic) September 10, 2023