Në këtë qytet zviceran do të zhvillohet ndeshja Zvicër - Kosovë
Foto:Laura Hasani

Në këtë qytet zviceran do të zhvillohet ndeshja Zvicër - Kosovë

Sport September 10, 2023 - 18:32

Zvicra ka përzgjedhur Bazelin për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën, më 18 nëntor, në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.

Kështu ka njoftuar drejtori i futbollit në Armotion, Arlind Sadiku, raporton Klankosova.tv.

Detajet se në cilin stadium, apo koha kur do të luhet ende nuk është zbuluar.

Përndryshe, ballafaqimi i parë u mbyll në barazim 2-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Vedat Muriqin, i cili realizoi të dy golat.

Kosova pas pesë takimeve renditet në vendin e pestë me katër pikë, teksa Zvicra pozicionohet në pozitën e parë me 11 pikë.