Pas barazimit ndaj Zvicrës, Kurti: Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim
Foto:Laura Hasani

Pas barazimit ndaj Zvicrës, Kurti: Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim

Sport September 09, 2023 - 23:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Kosova ka arritur të nxjerr barazim ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2-2

Golat për Kosovën i shënoi Vedat Muriqi (65’, 90+4), kurse për Zvicrën realizoi Freuler dhe Amir Rrahmani autogol.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ku tha se mes Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit dhe Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, s’mund të ketë humbës, sepse ka festë e krenari.

Ai tutje ka thënë se Kosova besoi deri në fund, siç vazhdon të besojë ende në kualifikim.

“Ndërmjet Zvicrës së Xhakës, Shaqirit, Bislimit e Jasharit dhe Kosovës së Dardanëve, nuk mund të ketë humbës sepse ka festë, ka krenari. Besuam deri në fund, siç besojmë ende në kualifikim. Ju lumtë lojtarëve për rezultatin. Ju faleminderit për emocionet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”, përcjell Zeri.info.

Me këtë barazim, Kosova e sheh vetën në vendin e pestë me katër pikë kurse Zvicra lidere me 11 sosh. /Zeri