Shaqiri: Ishte kënaqësi me qenë këtu, ka qenë ëndërr për mu me luajt në “Fadil Vokrri”, kurrë s’kam me harru këtë ndeshje
Foto:Laura Hasani

Shaqiri: Ishte kënaqësi me qenë këtu, ka qenë ëndërr për mu me luajt në “Fadil Vokrri”, kurrë s’kam me harru këtë ndeshje

Sport September 09, 2023 - 23:27

Kosova ka arritur të nxjerr barazim ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 2-2

Golat për Kosovën i shënoi Vedat Muriqi (65’, 90+4), kurse për Zvicrën realizoi Freuler dhe Amir Rrahmani autogol.

Pas ndeshjes, Xherdan Shaqiri u shpreh: “Ishte kënaqësi me qenë këtu. Ka qenë ëndërr për mu me luajt këtu, në ‘Fadil Vokrri’. Stadiumi ka një emër të madh. Fadilin e kom njoftë, kam qenë i ngushtë me të. Kurrë s’kam me harru këtë ndeshje. Sonte ishte diçka speciale”.

“Terreni nuk ishte i mirë. Ka qenë vështirë pak me luajt në këtë terren. Por, edhe Kosova ka kualitet, e dimë. Ka lojtarë që munden me bo diferencën. Kështu ndodhi sonte”, deklaroi Shaqiri.

Me këtë barazim, Kosova e sheh vetën në vendin e pestë me katër pikë kurse Zvicra lidere me 11 sosh. /Zeri