Tërmeti i Marokut: Amrabati dhe Ziyechi bëjnë homazhe për viktimat

Tërmeti i Marokut: Amrabati dhe Ziyechi bëjnë homazhe për viktimat

Sport September 09, 2023 - 13:13
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ndërkombëtarët marokenë Sofyan Amrabati dhe Hakim Ziyechi kanë dërguar mesazhe mbështetjeje pas tërmetit shkatërrues në vend.

Në orën 23:11 me orën lokale të së premtes mbrëma, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi zonën Ighil të Marokut, rreth 40 milje në jug të Marrakech. Është një nga tërmetet më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë vendin dhe numri i të vdekurve është rritur në mënyrë eksponenciale që nga momenti i goditjes.

Të paktën 820 njerëz janë vrarë dhe 672 janë plagosur, 205 prej të cilëve janë konsideruar të “plagosur rëndë”, sipas ministrisë së brendshme të Marokut.

Homazhet dhe lutjet kanë vërshuar nga e gjithë bota me emra të profilit të lartë sportiv që ofrojnë gjithashtu mbështetjen e tyre.

Amrabati dhe Ziyechi, dy lojtarë që luajtën një rol integral në ecjen magjike të Marokut në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të vitit të kaluar, postuan histori në llogaritë e tyre në “Instagram”.

Image

Nuk janë vetëm futbollistët e profilit të lartë nga vendi që kanë bërë lutje deri më tani. Dy nga skuadrat më të mëdha të futbollit evropian, Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi, kanë lëshuar secila deklarata.

Image

Real Madridi thotë: “Real Madrid C.F., presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve shprehin shqetësimin dhe solidaritetin e tyre më të thellë me viktimat e tërmetit në Marok në orët e fundit. Klubi ynë shpreh ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerit dhe gjithë popullin maroken. Gjithashtu, i urojmë shërim të shpejtë të lënduarve dhe përcjellim gjithë forcën dhe dashurinë tonë”.

Ndërkohë, PSG-ja ku merret me profesionin e tij ndërkombëtari maroken, Achraf Hakimi - postoi deklaratën e tyre në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter: “E gjithë familja e Paris Saint-Germain është me miqtë tanë marokenë pas tërmetit të tmerrshëm. Ne dërgojmë ngushëllimet tona për ata që kanë humbur të dashurit e tyre, mendimet tona janë me ju”. /Zeri.info

ë