Kosova U21 mposhtet në Poloni
Sport
September 08, 2023 - 22:19
Kosova U21 është mposhtur nga Polonia në ndeshjen e sontme të zhvilluar në “Orlen Arena” e cila përket te kualifikimet për Evropianin e vitit 2025.
Vendasit kanë fituar me rezultat 3-0.
Që të tre golat janë shënuar në pjesën e parë.
Mosor (25', Rakoczy (30', 44') kanë realizuar golat për fitoren e polakëve.
Pas kësaj ndeshje Polonia merr pozitën e parë në grup, ndërsa Kosova ende gjendet në vendin e dytë, mirëpo shumica e skuadrave në grup kanë vetëm nga një ndeshje, që do të thotë se renditja tabelare pritet të ndryshojë.