Abdixhiku: Lojrat Mesdhetare, mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive

Abdixhiku: Lojrat Mesdhetare, mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive

Sport September 08, 2023 - 20:09

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin historik për organizimin e Lojrave Mesdhetare në Kosovë.

Ai ka thënë se më në fund përpjekjet e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe akterëve të tjerë janë shpërblyer, raporton Zeri.info.

“Lajmi për organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030 është një ngjarje historike për sportin, kryeqytetin e shtetin tonë duke e futur në hartën globale të mbajtjes dhe organizimit të ngjarjeve të tilla me karakter ndërkombëtar”, u shpreh Abdixhiku.

I pari i LDK-së u shpreh se Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.

“Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë”, theksoi ai ndër tjera. /Zëri