Kosova fiton të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kosova fiton të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Sport September 08, 2023 - 17:28

Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojrave Mesdhetare për vitin 2030.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se ky është një lajm fantastic jo vetëm për Prishtinën, por për të gjithë vendin, raporton Zeri.info.

“Ky është lajm fantastik mbasi këto lojëra Mesdhetare do të jenë ngjarje e madhe sportive për krejt Kosovën. Për zhvillimin e ngjarjeve sportive të 24 disiplinave garuese, do t’i përdorim terrenet e sallat sportive edhe në Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Podujevë, e Mitrovicë. Kurse me zhvillimin e garave detare në qytetin e Durrësit, nëpërmjet një partneriteti tejkufitar mes shteteve, që po ashtu do të dëshmohet për herë të parë në historinë e Lojërave Mesdhetare, do t’i shndërrojmë ato në një festë të madhe sportive për krejt kombin tonë. Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv dhe jo vetëm për mbarë kombin shqiptar”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Kreu i Prishtinës u zotua se do të bashkëpuojë me gjithë akterët për të ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sipas standardeve evropiane për zhvillimin e këtyre lojrave. /Zëri