S’e njeh Kosovën, por falë Rrahmanit flamuri ynë merr jehonë në Rumani nga Rapidi

S’e njeh Kosovën, por falë Rrahmanit flamuri ynë merr jehonë në Rumani nga Rapidi

Sport September 06, 2023 - 12:45
Lajmet e fundit nga Sporti

Rumania është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Megjithatë ky shtet është bërë një trampolinë për futbollistët kosovarë, pasi fillimisht Ermal Krasniqi e tani Albion Rrahmani janë transferuar nga kampionati ynë në atë rumun.

Sulmuesi llapjan, Albion Rrahmani, e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën te Rapidi i Bukureshtit, pasi në dy ndeshjet e para ka shënuar katër gola.

E falë paraqitjeve fantastike të Rrahmanit, flamuri i Kosovës po publikohet shpeshherë në faqen zyrtare të Rapidit të Bukureshtit.

Klubi i madh rumun tani ka publikuar disa foto të Rrahmanit në stërvitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku sulmuesi është ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.

Madje nofka që Albion Rrahmani e bartte sa ishte në Kosovë si “Lewa” ia kanë vazhduar edhe rumunët dhe këtë e ka publikuar Rapidi.

“Lewa në stërvitje”, ka shkruar Rapidi, duke vendosur edhe flamurin e Kosovës në këtë postim.

Nuk është hera e parë kjo që skuadra rumune vendos flamurin e Kosovës në faqen e tyre, pasi edhe në postimet e mëhershme për Rrahmanin ka valëvitur flamuri ynë.