“Gëzohem që u ktheva në shtëpi” – Ronaldo poston i buzëqeshur me Kombëtaren

“Gëzohem që u ktheva në shtëpi” – Ronaldo poston i buzëqeshur me Kombëtaren

Sport September 05, 2023 - 23:22

Cristiano Ronaldo ndihet “i gëzuar që është kthyer në shtëpi” pasi që ai ka shkuar në Portugali para dy ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 të Selecaos portugeze 

Sulmuesi i Al – Nassr ka ateruar sot në atdheun e tij pasi që është ftuar në skuadrën e Portugalisë nga trajneri Roberto Martinez për dy ndeshjet kualifikuese kundër Sllovakisë dhe Luksemburgut. Ronaldo është shumë i motivuar për ta udhëhequr Portugalinë për fitore në ndeshjet e radhës dhe ka dhënë indikacione që është i fokusuar për ta kryer këtë punë. 

“Kënaqësi kur kthehesh në shtëpi! Motivim maksimal dhe fokus total për dy ndeshjet e radhës dhe rrugës për në Euro 2024”, ka shkruar ai. 

Ronaldo ka qenë në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon ku deri me tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë katër asiste në katër paraqitje për Al – Nassr në Pro Ligën Saudite. 

Ai shënoi golin e fitore në minutën e 89-të kundër Islandën në xhiron e katër të kualifikimeve më 20 qershor, e cila fitore bëri që Portugalia të ngjitet në krye të Grupit J me katër fitore në po aq ndeshje të luajtura. 

Ronaldo do të shikon për t’i shtuar golat me Kombëtare në 123 kur do të luajnë më 8 shtator kundër Sllovakisë dhe tri ditë më vonë kundër Luksemburgut.