Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Bernard Karricën nga Rijeka

Zyrtare: Ballkani transferon sulmuesin Bernard Karricën nga Rijeka

Sport September 05, 2023 - 20:54

Ballkani ka njoftuar se kanë transferuar Bernard Karricën.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, kampioni në fuqi prezantuan ardhjen e re.

Klubi nga Suhareka ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka.

Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka.

22-vjeçari luan në rolin e sulmuesit anësorë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21. /Zeri.info

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive 

Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica.

22 vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin.

Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.