Tifozët e Kosovës “Dardanët” vijnë me një njoftim të rëndësishëm për bileta

Tifozët e Kosovës “Dardanët” vijnë me një njoftim të rëndësishëm për bileta

Sport September 05, 2023 - 18:55

Kosova do të përballet me Zvicrën të shtunën me 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 20:45 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Interesimi për bileta ka qenë i jashtëzakonshëm,dhe Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) ka bërë të ditur se të gjitha biletat online janë shitur mbrenda pak orësh.

Tribuna e veriut që i takon tifo-grupit “Dardanët” kanë njoftuar me anë të një postimi se nga sot fillon shpërndarja e biletave për të gjithë anëtarët.

Ky është postimi i plotë i Dardanëve:

Te shtunen per ne do te jete nje ndeshje e zakonshme, por e rendesise se njejte. Asgje me shume dhe me pak sesa besimi ne fitore nuk na duhet. 

Keshtu, te bashkuar do te marshojme drejt stadiumit per ta perkrahur Kosoven drejt sfides se radhes. 

Njoftojme se shperndarja e biletave per anetaret e Dardaneve ka filluar nga sot. Kete detyre do ta kryejne personat pergjegjes, qe jane perfaqesuesit neper qytete te ndryshme.

Per detaje tjera rreth ndeshjes dhe pergatitjeve do te ju njoftojme me kohe.

E perjetshme eshte Kosova! 

Forca