Man Utd prezanton Amrabatin

Man Utd prezanton Amrabatin

Sport September 05, 2023 - 16:19

Manchester United e ka prezantuar futbollistin e ardhur nga Fiorentina, Sofyan Amrabat.

Amrbat ka mundësi që të transferohet edhe zyrtarisht në verën e ardhshme te skuadra nga “Old Trafford”, nëse United ka synim që ta sigurojë kartonin e tij.

Opsioni i blerjes ka vlerën e 20 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Amrabat është reprezentues i Marokut.

27-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe me Utrecht, Feyenoord, Club Brugge dhe Hellas Verona.