Florian Marku i shkoi në zhveshtore pas duelit, por çfarë i tha Dylan Moran boksierit shqiptar

Florian Marku i shkoi në zhveshtore pas duelit, por çfarë i tha Dylan Moran boksierit shqiptar

Sport September 02, 2023 - 23:26

Florian Marku ëhstë treguar një sportist i madh pas duelit me Dylan Moran.

Boksieri shqiptar fitoi me nokaut teknik ndaj irlandezit pas vetëm 54 sekondash nga starti i përballjes.

Përkundër se kishte situata tensionuese para duelit, pas tij Marku dhe Moran arritën ta ndajnë pjesën garuese nga ajo personale.

Këtë e ka dëshmuar edhe irlandezit, që ka postuar një video në llogarinë e tij në platformën X (më parë njihej si Twitter).

“Unë nuk bëj justifikime për paraqitjen dhe u munda nga njeriu më i mirë në këtë natë. Urime @florianmarku dhe ekipit”.

“Pa mbështetjen e të gjithëve nuk jam asgjë në këtë lojë ju kam borxh të gjithëve, Faleminderit”, ka shkruar Moran.

Dyshja shihen me një përqafim sportiv, duke i uruar njëri-tjetrit më të mirat në karrierë. /Telegrafi/