Zyrtare: Dukagjini përforcohet me Arbër Çyrbjën

Zyrtare: Dukagjini përforcohet me Arbër Çyrbjën

Sport September 02, 2023 - 19:08

Dukagjini ka njoftuar se është përforcuar me sulmuesin Arbër Çyrbjën.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Çyrbja vjen nga skuadra e Teutës së Durrësit. 

29-vjeçari më parë është paraqitur edhe për skuadrën e Kukësit, Egnatias, Erzenit ndërsa në kampionatin kosovarë është paraqitur edhe për skuadren e Gjilanit.

Sulmuesi do të jetë pjesë e “Hithave” për këtë sezon. /Zeri.info

Postimi i plotë:

Mirësevjen Arbër Çyrbja

Sulmuesi i krahut, Arbër Çyrbja, është futbollisti më i ri që ka nënshkruar me KF Dukagjinin. Çyrbja vjen nga skuadra e Teutës së Durrësit. Futbollisti 29 vjeçar më parë është paraqitur edhe për skuadrën e Kukësit, Egnatias, Erzenit ndërsa në kampionatin kosovarë është paraqitur edhe për skuadren e Gjilanit në sezonin 2020/21.

Ai tashmë është pjesë e jona për këtë sezon dhe do të jetë ndihmesë e madhe per trajnerin Dallku për repartin sulmues.