Osmani uron KPK-në për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Osmani uron KPK-në për pranimin në Komitetin Paralimpik Evropian

Sport September 01, 2023 - 18:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës, me ç’rast e uroi për pranim në Komitetin Paralimpik Evropian me 37 vota pro nga shtetet anëtare.

Ajo tha se do të mbështesë këtë kategori, duke potencuar se gjithëpërshirja e tyre, punësimi dhe jeta e dinjitetshme janë objektiv i përditshëm, raporton Zeri.info.

Ndër tjera, Osmani shprehu gatishmërinë t’i mbështes sportistët paralimpik edhe më tej, si dhe tha se ajo do t’ju qëndroj pranë edhe në Lojërat Paris 2024. /Zëri