Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë [foto]

Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë [foto]

Sport August 23, 2023 - 20:17

Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

Bëhet e ditur se marrëveshja e nënshkruar sot mes ministrit Hajrulla Çeku dhe kryetarit Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm.

Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv.

Image

 

Image

 

Image