
Shqipëri - Moldavi, mbyllet pjesa e parë
Ka përfunduar pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Moldavisë, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
45 minutat e parë në stadiumin “Air Albania” u mbyllen baras dhe pa gola.
Kombëtarja shqiptare e dominoi në tërësi pjesën e parë, por nuk ia doli të gjente rrugën për te goli.
71% – 29% ishte posedimi i topit në favor të Shqipërisë.
“Kuqezinjtë” regjistruan shtatë tentime, prej tyre dy goditje shkuan në drejtim të portës.
Sokol Cikalleshi rrezikoi seriozisht portën kundërshtare në minutën e 21-të me një goditje të fuqishme nga distanca, por ishte traversa që ia mohoi golin.
Paraprakisht nga distanca provoi edhe Ylber Ramadani, por goditja e tij ishte qendrore dhe përfundoi në duart e portierit të Moldavisë.
Në minutën e 41-të rrezikoi edhe Nedim Bajrami nga gjuajtja e lirë, por që goditja e tij shkoi pranë shtyllës pingule.
Kujtojmë se kjo ndeshje i takon Grupit E. Për Shqipërinë është ndeshja e dytë në këtë grup, kurse e treta për Moldavinë.