Ofertë e madhe nga Japonia, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Olympiacosi

Ofertë e madhe nga Japonia, Zymer Bytyqi mund të largohet nga Olympiacosi

Sport June 06, 2023 - 11:48

Zymer Bytyqi mund të largohet nga gjiganti grek Olympiacos vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi në Athinë.

Sulmuesi kosovar iu bashkua skuadrës greke nga Konyaspor, por aventura e tij në këtë klub nuk shkoi ashtu siç pritej pasi nuk pati hapësirat e duhura.

26-vjeçari ka zhvilluar vetëm tre ndeshje me fanellën e gjigantit grek dhe duket se largimi në verë është i pashmangshëm.

Bytyqi mund të ndryshoj jo vetëm klub, por edhe kontinent pasi tani ka një ofertë nga Japonia e largët.

Mediat greke dhe ato japoneze kanë raportuar se fituesi aktual i Ligës së Kampionëve të Azisës, Urawa Red Diamonds kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.

Urawa ka kontaktuar direkt Olympiacosin dhe agjentin e futbollistët dhe janë duke tentuar transferimin e anësorit kosovar në elitën e futbollit japonez.

Ende nuk është marrë një vendim, por duket vështirë që Bytyqi të largohet në drejtim të futbollit japonez, pasi për të interesim kanë shprehur edhe disa skuadra evropiane, përfshirë nga Superliga e Turqisë si dhe ajo belge.

Bytyqi qëndroi tre vite në Konyaspor në elitën e futbollit turk, ku ishte bërë ndër sulmuesit anësorë më të vlerësuar në kampionatin turk.

Gjithsesi largimi në drejtim të Olympiacosit nuk ishte i duhuri, por lojtari pritet të bëj një hap tjetër në karrierën e tij, pasi ofertat për të nuk mungojnë. /Telegrafi