
Rrahmani e feston titullin e kampionit me flamurin e Kosovës
Sport
June 04, 2023 - 22:04
Napoli e mbylli sonte sezonin 2022/23 në Serie A, teksa titullin e kampionit e kishte siguruar javë më parë.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti mposhti sonte Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit.
Pasi Napoli ishte vendas në ndeshjen e fundit të sezonit, këtij klubi iu dorëzua sonte trofeu.
Amir Rrahmani gjatë ceremonisë u pa duke festuar me flamurin e Kosovës.
Reprezentuesi kosovar zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe dha kontribut të madh në suksesin e napolitanëve.
Ceremonia e titullit të kampionit u transmetua drejtpërdrejt edhe nga kanali zyrtar i Serie A në “YouTube”.
