![Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit [video]](/uploads/zeri.info/images/2023/June/01/auto_mourinho3-1-1130x6351685609831.jpg)
Mourinho i acaruar e priti me fyerje dhe sharje gjyqtarin në parkingun e autobusit [video]
Trajneri i Romës, Jose Mourinho priti gjyqtarin Anthony Taylor në pjesën e tunelit të stadiumit Puskas Arena në Budapest dhe ofendoi vazhdimisht anglezin pas vendimeve kontroverse.
“Special One” ishte i acaruar gjatë intervistës së tij pas ndeshjes pas humbjes kundër Sevillas në penallti në finalen e Ligës së Evropës të mërkurën mbrëma.
Mou deklaroi fillimisht se Taylor ‘dukej spanjoll’ dhe renditi vendimet që e bënë atë të pakënaqur gjatë lojës.
Megjithatë, nuk ishte fundi i historisë pasi trajneri i Giallorossëve priti Taylor në parkingun e makinave të stadiumit dhe vazhdoi ta ofendonte.
“Ju jeni një i pafytyrë”, u dëgjua duke bërtitur Mourinho në një video të publikuar nga Sportitalia.
Ai gjithashtu tha diçka në italisht: “As ju ënuk thatë se nuk ishte, as ju”, ndërsa vazhdoi me fjalë të ndyta dhe e quajti edhe “budalla”.
Ai ndoshta po fliste me kryetarin e Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosetti, për një penallti të mohuar ndaj Giallorossëve në pjesën e dytë. /telegrafi
ë: “ë ë ë*****ë ë”
— Sportitalia (@tvdellosport) May 31, 2023
L’allenatore della Roma urla tutta la sua rabbia in faccia all’arbitro Taylorë Mentre Rosetti, designatore UEFA, cerca di calmarlo
ë @GianluVisco #ASRoma #Mourinho #EuropaLeagueFinal #Sportitalia pic.twitter.com/3TxOZAEol0