Real Madridi interesohet për Firminhon

Real Madridi interesohet për Firminhon

Sport May 28, 2023 - 15:24
Lajmet e fundit nga Sporti

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi të ri për sezonin e ardhshëm.

Dhe, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, në listën e madrilenëve është tashmë edhe Roberto Firmino.

Mes palëve thuhet se nuk ka ende negociata, por vetëm diskutime të brendshme te “Los Blancos” për 31-vjeçarin.

Romano bëri të ditur se Firmino është një nga katër ose pesë opsionet si sulmues i ri, teksa lloje të ndryshme lojtarësh ka në listën e Real Madridit.

Sulmuesi brazilian në “Santiago Bernabeu” mund të kalojë si lojtar i lirë nga Liverpooli, pasi është konfirmuar se ai do të largohet në verë, kur edhe i skadon kontrata.

Më herët nga mediat spanjolle është raportuar se në listën e Real Madridit për të përforcuar sulmin janë edhe Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe Joselu Mato (Espanyol).