Visar Bekaj dënohet me 12 muaj moslojë nga FSHF-ja
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës së Futbollit të Shqipërisë, ka marr vendim që lojtari i Tiranës, Visar Bekaj, të dënohet me 12 muaj pezullim nga të gjitha aktivitet dhe gjobë prej 100 mijë lekëve, pas asaj që ndodhi në sfidën ndaj Bylisit.
Kështu ka publikuar vendimet FSHF-ja gjatë ditës së sotme, për sfidën mes Tiranës dhe Bylisit, që u mbyll me barazim, transmeton Klankosova.tv.
“Marrjen e masës së përkohshme të zhvillimit të ndeshjeve të KF Tirana pa spektator për një afat 90 (nëntëdhjetë) ditor në përputhje me Nenin 91 të KDS deri në marrjen e një sanksioni përfundimtar”, thuhet në njoftim.
“Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.
“Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet”.
“Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga të gjitha aktivitetet”.