
Zyrtare: Mats Hummels vazhdon kontratën me Dortmundin
Borussia Dortmund ka njoftuar se mbrojtësi Mats Hummels ka vazhduar kontratën e tij me klubin.
Ishte vetë klubi gjerman që konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare në faqen e tyre.
“Borussia Dortmund dhe mbrojtësi Mats Hummels ranë dakord të mërkurën në mëngjes për të vazhduar kontratën e tyre, e cila skadon më 30 qershor, për një vit tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit, përcjell Zeri.info.
“Jam shumë i lumtur që Mats Hummels do të qëndrojë te Borussia Dortmund edhe për një vit. Ai identifikohet shumë me klubin tonë. BVB dhe Mats thjesht i përkasin njëri-tjetrit”, ka thënë CEO i klubit, Hans-Joachim Watzke. /Zeri.info
Mats macht's! ë
— Borussia Dortmund (@BVB) May 24, 2023
ë Der #BVB und Abwehrspieler @matshummels haben sich auf die Verlängerung des am 30. Juni auslaufenden Vertrags um ein weiteres Jahr verständigt.
Alle Infos ë https://t.co/RCJsxUvL9h pic.twitter.com/c2fnv41wBE