Jordi Alba largohet nga Barcelona

Jordi Alba largohet nga Barcelona

Sport May 24, 2023 - 14:01
Lajmet e fundit nga Sporti

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, do të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Pavarësisht se Alba ka edhe një vit në kontratë me klubin, ai do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Alba do të provojë kapitullin e ri si lojtar i lirë. Alba me sa duke do të bëhet lojtari i tretë që do të largohet nga Barça, pasi tashmë është larguar Pique, në pritje të Busquetsin në fund të edicionit.

Mbrojtësi spanjoll do të largohet nga Barcelona pas 11 vjetësh. /Zeri.info