Zyrtare: Ndeshja Gjilani – Ballkani zhvillohet në Suharekë

Zyrtare: Ndeshja Gjilani – Ballkani zhvillohet në Suharekë

Sport May 24, 2023 - 13:40
Lajmet e fundit nga Sporti

Ndeshja e xhiros së fundit në kampionatin kosovar mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet në Suharekë.

Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mirëpo me kërkesë të Ballkanit dueli do të luhet në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kllubi nga Suhareka përmes një njoftimi në faqen zyrtare.

“Festa e mbrotjes së titullit kampion, zhvendoset e tëra në qytetin e kampionëve.

Duke gjetur gjuhë të përbashkët me skuadrën e Gjilanit dhe Federatën e Futbollit të Kosovës, ju bëjmë me dije se përballja e fundit kampionale, do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Faleminderit të gjithëve, shihemi të dielën, ora 15:00”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Në një formë, Gjilani i ka bërë “dhuratë” Ballkanit për të festuar titullin kampion para tifozëve të tyre.

Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 15:00. /Zeri.info