Klubi kosovar ndryshon emrin

Klubi kosovar ndryshon emrin

Sport May 23, 2023 - 16:35
Lajmet e fundit nga Sporti

Klubi i Ligës së Dytë në futbollin e Kosovës, Australia ka marrë vendim ta ndryshojë emrin.

Nga sot, Australia ka ndryshuar emrin dhe tani do të quhet KF Mitrovica.

Lajmin e ka konfirmuar klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Përveç emrit, Australia, tanimë KF Mitrovica, e ka ndryshuar edhe logon e klubit.

“Të dashur mitrovicas para jush paraqesim ndryshimin e emrit të Klubit nga KF Australia në KF Mitrovica” – thuhet në postimin e klubit.

Postimi i plotë:

DIASPORA KTHEHËT NË VENDLINDJE

Të dashur Mitrovicas para jush paraqesim ndryshimin e emrit të Klubit nga KF AUSTRALIA në KF MITROVICA

Jeni të mirëseardhur të bashkëinvestojmë në klubin e qytetit.