Juventusi fiton minimalisht ndaj Veronës

Juventusi fiton minimalisht ndaj Veronës

Sport April 01, 2023 - 22:43
Lajmet e fundit nga Sporti

Juventusi ka shënuar fitore kundër Veronës në takimin e javës së 28-të në elitën e futbollit italian.

“Zonja e Vjetër” ka triumfuar 1:0 kundër Veronës në “Allianz Stadium”.

Përkundër dominimit të Juventusit, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Moise Kean realizoi nga afërsia në minutën e 56-të për golin e fitores për Juventusit.

Kjo fitore e afron edhe më shumë “Bianconerin” në rrugëtimin drejt një pozite që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka 44 pikë në pozitën e shtatë, katër më pak se Milani që është në vendin e katërt.

Verona është në vendin e 18-të me 19 pikë të grumbulluara.