Kasapolli: Në FFK mungojnë udhëheqësia dhe selektori

Kasapolli: Në FFK mungojnë udhëheqësia dhe selektori

Sport March 30, 2023 - 12:22

Gazetari i njohur Agim Kasapolli ka identifikuar tre faktorë, që sipas tij duhet të kenë kombëtaret për të arritur sukses.

Ai këtë analizë e ka bërë pas humbjes që pësoi Kosova nga Andorra në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Faktorët, sipas tij janë, udhëheqësi, profesionalizmi (selektori dhe kuadri i lojtarëve, e që sipas tij dy të parat mungojnë në Federatën e Futbollit të Kosovës, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i Kasapollit:

Sipas psikologjise se sportit, tre faktorë duhet domosdo ti kenë klubet dhe kombëtaret në çdo sport për tu arrite suksesi maksimal, e këto janë:

1. Udhëheqesia

2. Profesionalizmi - selektori

3. Kuadri i lojtarëve

Në FFK mungojnë dy të parat.

Prandaj, kamerierët dhe postierët e Andorrës luajnë baras me Kosovën. Ndërsa sipas eksperteve të futbollit vlera monetare e ekipit tonë kushton 80 milionë euro.

Kësaj pune i thuhet: luaje mace kryt e bullit.