“Beteja” e parë i takon Istogut

“Beteja” e parë i takon Istogut

Sport March 29, 2023 - 10:12
Lajmet e fundit nga Sporti

Istogu ka triumfuar në finalen e parë të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve. Istogasit kanë fituar ndaj Borës me shifrat 85:74 (26:23, 22:14, 22:18, 15:19).

Istogasit ishin më të mirë në pjesën e parë që e fituan 48:37, kurse në pjesën e dytë arritën që të menaxhojnë lojën dhe pavarësisht tentimeve të prishtinasve, triumfuan në fund 85:74.

Më i miri te vendasit ishte Arian Azemi me 19 pikë, 11 kërcime e tetë asistime, kurse te mysafirët u dallua Olsi Kurtaj me 14 pikë e pesë kërcime.

Finalja e dytë do të zhvillohet në Prishtinë. Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampione dhe hyn në Superligë, derisa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Superligës për “Play-out”. /Zeri.info