Trepça mposht kampionin në “13 Qershori”

Trepça mposht kampionin në “13 Qershori”

Sport March 26, 2023 - 19:25
Lajmet e Fundit nga Sporti

KB Trepça ka arritur të mposht kampionin në fuqi, Golden Eagle Yllin, në kuadër të xhiros së 26-të në Prince Caffe Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” përfundoi me rezultat 85-91.

Pas kësaj fitore, Trepça ka 43 pikë dhe vazhdon të jetë e katërta në tabelë, ndërsa Ylli tani është i dyti me 46 pikë, vetëm një më shumë se Peja.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në stinorin e rregullt, Trepça pret Vëllaznimin, kurse Ylli i shkon Bashkimit. /Zeri.info