Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra fiton thellë ndaj Bjellorusisë

Granit Xhaka shkëlqen në Serbi, Zvicra fiton thellë ndaj Bjellorusisë

Sport March 25, 2023 - 20:11
Lajmet e Fundit nga Sporti

Zvicra e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të përzgjedhurit e Murat Yakin shënuan fitore ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të tyre në Grupin I.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Karadorde” të Novi Sadit, teksa u mbyll me rezultatin 0:5.

Granit Xhaka ishte i vetmi shqiptar që u paraqit sonte, pasi Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri mungojnë shkaku i lëndimeve.

Mesfushori i Arsenalit la gjurmë në këtë ndeshje me një gol dhe asistim. Ai shënoi gol të bukur në minutën e 62-të, teksa asistoi pas tre minutave te goli i Zeki Amdouni.

Kapiteni i “Helvetikëve” në këtë ndeshje luajti për 66 minuta.

Tre golat tjerë u shënuan nga Renato Steffen, në minutat 4’, 17’ dhe 29’.

Zvicra tani me tre pikë prin në grup, teksa ndeshjen e radhës e luan kundër Izraelit, më 28 mars.