
“Besa – Besë”, stadiumi në Tel Aviv jehon nga brohoritjet e tifozëve kosovarë
Sport
March 25, 2023 - 17:06
Lajmet e Fundit nga Sporti
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e nis sot ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Dardanët” rrugëtimin drejt Evropianit e nisin në udhëtim te Izraeli sot me fillim nga ora 18:00.
Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillim të këtij ballafaqimi, disa tifozë kosovarë kanë hyrë brenda stadiumit “Bloomfield” në Tel Aviv.
Ata kanë nisur menjëherë këngën në përkrahje të futbollistëve të Kosovës.