Boksieri serb e shfaq syrin e mbyllur pasi u rrah nga boksieri shqiptar

Boksieri serb e shfaq syrin e mbyllur pasi u rrah nga boksieri shqiptar

Sport March 25, 2023 - 13:04
Lajmet e Fundit nga Sporti

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj mbrëmë e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nikoliq, në raundin e dytë.

Boksieri nga Serbia përmes rrjeteve sociale ka publikuar një foto ku shihet syri i tij i mbyllur prej goditjeve që mori nga boksieri shqiptar.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje