Lajmi i keq për Arsenalin, Tomiyasu përfundon sezonin

Lajmi i keq për Arsenalin, Tomiyasu përfundon sezonin

Sport March 21, 2023 - 19:52
Lajmet e Fundit nga Sporti

Arsenali ka zbuluar se mbrojtësi i krahut, Takehiro Tomiyasu do të mungojë për pjesën tjetër të sezonit pas një operacioni në gju.

Reprezentuesi japonez u desh të largohej nga fusha pas nëntë minutash në ndeshjen ndaj Sportingut në Ligën e Evropës.

Arsenali që atëherë ka zbuluar se Tomiyasu iu kërkua të bënte një operacion në gju si rezultat i atij dëmtimi, që do të thotë se ai do të jetë i padisponueshëm për pjesën e mbetur të sezonit dhe garën për titull në Premierligë.

“Pas zëvendësimit të tij gjatë ndeshjes së Europa League të së enjtes së kaluar, vlerësimet e mëvonshme kanë konfirmuar se Takehiro Tomiyasu pësoi një dëmtim të rëndësishëm në gjurin e tij të djathtë”, thuhet në një deklaratë të klubit.

“Tomi ka pasur një operacion të suksesshëm në Londër të martën dhe do të përjashtohet për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Të gjithë në klub tani do të punojnë shumë me Tomin, kështu që ai mund t'i bashkohet stërvitjeve parasezonale përpara sezonit të ardhshëm”, shton klubi. /Zeri.info