Dallku në procedurë disiplinore, ofendoi rëndë gjyqtarin në fund të ndeshjes ndaj Trepçës ’89

Dallku në procedurë disiplinore, ofendoi rëndë gjyqtarin në fund të ndeshjes ndaj Trepçës ’89

Sport March 21, 2023 - 19:29
Lajmet e Fundit nga Sporti

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është në procedurë disiplinore nga Komisioni Ekzekutiv.

Kjo, për shkak ofendimit që bëri ndaj gjyqtarit, ku dhe mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Trepçës ’89, të vlefshme për xhiron e 26-të në Superligën e Kosovës.

Dallku e mori të kuq në minutën e fundit të ndeshjes dhe vazhdoi me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes.

“Ndaj: Kryetrajnerit të FC ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID.000613M83. Motivi: Në min 90+ ofendon pa ndërprerë me ç’rast u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njëjti edhe pas ndëshkimit ka vazhduar me ofendime të njëjta ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Dukagjni.”, shkruhet në njoftimin.

Dukagjini pësoi disfatë në udhëtim te ’89-shi, me rezultat 2-1.

Pas disfatës, Dukagjini mbetët në kuotën e 32 pikëve në pozitën e gjashtë, kurse Trrepça ’89 e teta me 29 sosh. /Zeri.info