Policia konfirmon se ka intervistuar një zyrtar të FFK-së, nesër intervistohet Agim Ademi

Policia konfirmon se ka intervistuar një zyrtar të FFK-së, nesër intervistohet Agim Ademi

Sport March 21, 2023 - 19:14
Lajmet e fundit nga Sporti

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sot është intervistuar në stacionin policor në Prishtinë, një zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Policia ka mohuar raportimet e mediave se zyrtari i intervistuar ka qenë kryetari i FFK-së, Agim Ademi për të cilin ka thënë se i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme, transmeton Zeri.info.

Në lidhje me zyrtarin e intervisituar sot, policia ka thënë se i njejti është liruar me urdhër të prokurorit.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë:
Informacion zyrtar
Prishtinë, 21 mars 2023
Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.
Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siq raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësise.