
S’ka fitues në derbin Gjilani - Llapi
Ka përfunduar pa fitues derbi Gjilani – Llapi
Kryendeshja në mes Gjilani dhe Llapit u mbyll pa fitues, me rezultatin 2:2.
Golin e parë në këtë takim e shënuan gjilanasit.
Në minutën e 3’ shënoi lojtari i momentit për Gjilanin, Albert Dabiqaj.
Më pas i njëjti u detyrua të lë fushën me herët, për shkak të një lëndimi që pësoi.
Përveç Dabiqaj edhe Egzon Sinani lojtari tjetër i Gjilanit u largua nga lojë, si pasoj e lëndimit.
Megjithatë, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët arritën të barazojnë rezultatin.
Në minutën e 11’ ishte Fernandinho i cili çoi shifrat në 1:1.
Ndeshja vijoi me mundësi nga skuadrat, po pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.
Në 45 minutat e dytë Gjilani arritën të rikthejnë epërsinë.
Në minutën e 61’ Shend Kelmendi realizoi dhe çoi rezultatin në 2:1.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit ishte Francisco Rivera ai që barazoi shifrat.
Pas këtij barazimi gjilanasit qëndrojnë në vendin e tretë me 40 pikë, kurse Llapi në pozitën e pestë me 33 gjithsej.