Ballkani ndalet nga Ferizaj, Trepça ‘89 mposht Dukagjinin
Ballkani nuk ka arritur të fitojë në udhëtim te Ferizaj.
Kampioni në fuqi kishin mundësi të mirë të merrnin kreun e tabelës, por u ndanë baras, 0:0 me Ferizaj.
Ndeshja ishte interesante, me dy skuadrat që kishin synimet e tyre.
Ballkani kërkonte tri pikët për vendin e parë. Në anën tjetër Ferizaj për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Ekipet krijuan mundësitë e tyre, megjithatë nuk prodhuan gola.
Pas këtij barazimi Ballkani qëndron në vendin e dytë me 51 pikë, kurse Ferizaj ndodhen në vendin e nëntë me 28 gjithsej.
Në anën tjetër Trepça ’89 fitoi 2:1 ndaj Dukagjinit.
Golat u shënuan për mitrovicasit nga Abdullah Oyekanmi dhe Ardian Muja, teksa për mysafirët shënoi autogol Haliti.
Me këtë fitore Trepça ’89 pozicionohen në vendin e tetë me 29 pikë, kurse Dukagjini ndodhen në vendin e pestë me 32 gjithsej.