
Mbyllen pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Kryendeshja në mes Gjilani dhe Llapit pas 45 minutave lojë u mbyll 1:1.
Golin e parë në këtë takim e shënuan gjilanasit.
Në minutën e 3’ shënoi lojtari i momentit për Gjilanin, Albert Dabiqaj.
Më pas i njëjti u detyrua të lë fushën me herët, për shkak të një lëndimi që pësoi.
Megjithatë, gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi mysafirët arritën të barazojnë rezultatin.
Në minutën e 11’ ishte Fernandinho i cili çoi shifrat në 1:1.
Ndeshja vijoi me mundësi nga skuadrat, po pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.
Përveç Dabiqaj edhe Egzon Sinani lojtari tjetër i Gjilanit u largua nga lojë, si pasoj e lëndimit.
Ballkani – Ferizaj pas 45 minutave të parë u mbyll pa gola, 0:0.
Kampioni në fuqi kishin kontrollin e ndeshjes, por gola nuk dhuruan.
Në anën tjetër Trepça ’89 është në epërsi minimale 1:0 ndaj Dukagjinit, pas pjesës së parë.