Perez s’do të marrë pjesë në “El Clasico”

Perez s’do të marrë pjesë në “El Clasico”

Sport March 19, 2023 - 12:52
Lajmet e fundit nga Sporti

Pas konfirmimit të Real Madridit për t’iu bashkuar procedurave të gjykatës kundër Barcelonës për Caso Negreira, situata mes dy klubeve është tensionuar.

Si rezultat, darka e zakonshme mes Florentino Perez dhe Joan Laporta, e cila ndodh para ndeshjeve të ‘El Clasico’, u anulua në fillim të kësaj jave.

Sipas raportimit në Spanjë, mes tensioneve në rritje, Perez tani ka vendosur të mos udhëtojë fare në ‘Spotify Camp Nou’, dhe në vend të kësaj do të qëndrojë në Madrid për të parë ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Do të jetë hera e parë që Perez nuk ka ndjekur ndeshjen në Kataloni gjatë dy periudhave të tij si president i Real Madridit.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Caso Negreira, por marrëdhënia mes dy klubeve është larg të qenit e rregullt.