
Çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve: kryendeshjet Real Madrid – Chelsea e Man City – Bayern Munich
Është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Shorti u hodh në selinë e UEFA-s, në Nyon të Zvicrës.
Skuadrat tashmë kanë mësuar edhe kundërshtarët e tyre, që do të përballen në këtë fazë.
Çiftet e plota:
Real Madrid – Chelsea
Benfica - Inter
Man City – Bayern Munich
Milan – Napoli
Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i ndeshjes Milan – Napoli me fituesin e ndeshjes Benfica – Inter.
Dhe fituesi i sfidës Real Madrid – Chelsea me fituesin e ndeshjes Man City – Bayern Munich.
Në cilat data do të luhen çerekfinalet dhe gjysmëfinalet?
Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë, më 18/19 prill.
Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.
Finalja
Finalja e Ligës së Kampionëve 2022-23 do të mbahet në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll, më 10 qershor 2023. /Zeri.info