MKRS-ja publikon listën e përfitimit të sportit nga Ligji i sponsorizimit për vitin 2022

MKRS-ja publikon listën e përfitimit të sportit nga Ligji i sponsorizimit për vitin 2022

Sport February 24, 2023 - 09:42
Lajmet e fundit nga Sporti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar të enjten mbrëma listën e përfitimit të sportit nga ligji i sponsorizimit për vitin 2022.

Viti 2022 ishte në përgjithësi i frytshëm për federatat dhe klubet sportive, të cilat përfituan mjaft shumë nga Ligji për sponsorizim.

Në bazë të një liste të publikuar nga MKRS-ja, vlera totale e mbështetjes së sportit është mbi 9.1 milionë euro.

Sporti që përfitoi më shumë nga ky ligj ishte pa dyshim futbolli, i cili përfitoi mbështetje nga bizneset me plot 3.597.245 milionë euro nga 236 vërtetime.

Pas futbollit vjen basketbolli që u përkrah me 3.271.893 milionë euro nga 235 vërtetime dhe volejbolli i treti me 481.350 mijë euro nga 70 vërtetime.

Auto sportet vijnë pas tyre me 294.450 mijë euro, xhudo me 244.000 mijë euro, Komiteti Olimpik i Kosovës me 220.000 mijë euro, hendbolli me 204.200 mijë euro dhe skitaria me 120.000 euro.

22 sporte ose federata të tjera u përkrahën në përgjithësi me 685.316 mijë euro.

Me punën e federatave dhe klubeve sportive, shteti i Kosovës ua mundëson bizneseve të lirohen nga pagesa e tatimit në fitim deri në 30% dhe atë buxhet ta orientojnë në sport. /Zeri.info

Image