Për nder të Pavarsisë së Kosovës, në Mitrovicë do të mbahet turneu tradicional mbarëkombëtar “Mitrovica Cup 2023”

Për nder të Pavarsisë së Kosovës, në Mitrovicë do të mbahet turneu tradicional mbarëkombëtar “Mitrovica Cup 2023”

Sport February 07, 2023 - 20:14
Lajmet e Fundit nga Sporti

Për nder të Pavarsisë së Kosovës, në Mitrovicë do të mbahet një turne tradicional mbarëkombëtar “Mitrovica Cup 2023”.

Turneu do të mbahet të dielën (12 shkurt), me fillim ngaa ora 09:00.

Në këtë turne, do të marrin pjesë gjithsej 56 ekipe, me rreth 1000 fëmijë pjesëmarrës.

Këto 56 ekipe janë nga Kosova, Shkupi, Tirana, Kumanova e Presheva.

Organizimi do të bëhet nga Akademia e Futbollit “Australia”.

Turneu në fjalë është duke u mbajtur që dy edicione, teksa në këtë vit është i treti me radhë.

Ndërkohë, kujtojmë se, Australia bën garë në Ligën e Dytë të Kosovës, e cila gjendet në pozitën e shtatë pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara, ku ka grumbulluar 25 pikë gjithsej. /Zeri.info