Ndeshja KB Ponte Prizreni- KB Trepça do të zhvillohet në “Minatori”

Ndeshja KB Ponte Prizreni- KB Trepça do të zhvillohet në “Minatori”

Sport February 07, 2023 - 19:18
Lajmet e fundit nga Sporti

Klubi basketbollistik, Ponte Prizreni, ka njoftuar se ndeshja kundër KB Trepça do të zhvillohet në Mitrovicë si vendas.

Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit nga Prizreni.

Përshkak të rinovimit të palestrës së “Sezai Surroi”, Ponte Prizreni ka vendosur që këtë ndeshje ta zhvillojë në Mitrovicë si vendas.

Sfida që përket xhiros së 22-të në elitën e basketbollit kosovar do të zhvillohet të shtunën në orën 17:00.

Ponte Prizreni po ashtu ka falenderuar Trepçën për bashkëpunimin. 

Postimi i plotë:

PONTE PRIZRENI - TREPÇA - ZHVILLOHET NË MITROVICË

Pa dyshim se ecuris negative të skuadrës ndikoi edhe renovimi i Sezai Surroit ku gjitha ndeshjet i zhvillojm si musafir poashtu edhe stërvitjet nga 16 Dhjetori jemi duke i kryer në Suharekë.

Duke pasur parasysh temperaturat e ulëta si dhe palestra e ngarkuar me aktivitetete në Suharekë të shtunën , sot menagjmenti i klubit ka vendosur që ndeshjen të zhvillojë në Mitrovicë si vendas.

Kjo sigurisht vjen si rrjedhojë e raporteve shumë të mira me bordin e KB TREPÇA ku ne si klub i falenderojm për bashkpunimin të njejtën kohë falenderim edhe për DKRS në Mitrovicë që na dhan mundësin të shfrytzohet palestra “ Minatori”.

#ONETEAM.

#FALENINDERITMITROVICA. /Zeri.info