Caktohet orari i ndeshjes së mbetur mes Arsenalit dhe Evertonit

Caktohet orari i ndeshjes së mbetur mes Arsenalit dhe Evertonit

Sport February 07, 2023 - 18:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Arsenali ka njoftuar se ndeshja e mbetur ndaj Evertonit do të zhvillohet më 1 mars (e mërkurë).

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Emirates” në orën 20:45.

Kjo sfidë fillimisht duhej të zhvillohej në shtator 2022, por u anulua si shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Takimi i përket xhiros së shtatë në Premierligë dhe tani do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

Kujtojmë se, Arsenali është lider me 50 pikë, kurse Evertoni renditet i 18-ti me 18 sosh. /Zeri.info