Klubi turk reagon pas vdekjes së portierit të tyre i cili ishte nën rrënojat e tërmetit

Klubi turk reagon pas vdekjes së portierit të tyre i cili ishte nën rrënojat e tërmetit

Sport February 07, 2023 - 17:22
Lajmet e fundit nga Sporti

Portieri, Ahmet Eyup Turkaslan është gjendur i vdekur nën  rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë të hënën (dje).

Pas vdekjes së lojtarit, ka reaguar klubi turk, Yeni Malatyaspor, ku përmes një postimi në faqen zyrtare shprehën ngushëllime për portierin e tyre.

“Na vjen keq për humbjen tuaj! Portieri ynë, Ahmet Eyüp Türkaslan, humbi jetën pasi ishte nën shembjen e tërmetit. U prefsh ne paqe. Nuk do të të harrojmë, njeri i mirë”,  thuhet në njoftimin e fundit të klubit turk. /Zeri.info