Formacionet startuese: PSG - Reims

Formacionet startuese: PSG - Reims

Sport January 29, 2023 - 20:20
Lajmet e fundit nga Sporti

Paris Saint-Germaini është nikoqir i Reims në Parc des Princes, ku zhvillohet ndeshja e javës së 20-të në Ligue 1.

Lideri i kampionatit francez nuk ka pasur qëndrueshmëri në xhirot e fundit, andaj duhet të kthehet te fitorja pas humbjes nga Rennes.

Reims ndodhet në vend të 12-të në renditjen tabelare me 25 pikë, 10 pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga elita.

Trajnerët Christophe Galtier dhe William Still i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i PSG: Donnarumma, Hakimi, Ramos, Marquinhos, Bernat, Soler, Ruiz, Vitinha, Neymar, Messi, Mbappé.

Formacioni startues i Reims: Diouf, Agbadou, De Smet, Foket, Abdelhamid, Flips, Matusiwa, Cajuste, Munetsi, Balogun, Ito.